
Operacioni Ura, kush janë efektivët e përfshirë!
E Mërkurë 21 Maj 2025, 15:03
Dritare.net
Prokurori Vladimir Mara, gjatë konferencës për mediat me autoritetet italiane, njoftoi se nga hetimet lidhur me operacionin e koduar "Ura" rezultuan të përfshirë edhe dy punonjës policie. Bëhet fjalë për Altin Morinën, i arrestuar në muajin prill në kuadër të operacionit Revanshi, si edhe Orges Molla.
Bëhet me dije se masa e sigurisë i është komunikuar në ambientet e paraburgimit ku ndodhet. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Ekil Nderjakun në trafikun e lëndëve narkotike. Emri i Nderjakut del gjithashtu në dosjen në fjalë, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie. /L.F-dritare.net

















