
Kryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare forcë e madhe, por besoj te SPAK!
Dritare.net
Një operacion i madh ndërkombëtar antidrogë ka çuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve, si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.
Në një konferencë për shtyp, Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi, vlerësoi punën e përbashkët me SPAK dhe e cilësoi mafian shqiptare si një forcë të madhe ndërkombëtare. Ndërsa shprehu besim të plotë në aftësinë e SPAK për të luftuar krimin e organizuar.
Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi: Jam i kënaqur që jam këtu për luftën kundër krimit në Shqipëri dhe në Itali. Kemi punuar e vazhdojmë prej 10 vitesh për të arritur objektivat e përbashkëta, për të luftuar krimin në Shqipëri dhe në Itali.
Autoritetet e zbatimit të ligjit në Shqipëri e veçanërisht SPAK është tepër e aftë në luftën ndaj krimit. Mafia shqiptare është forcë ndërkombëtare e madhe. Jam i sigurt se populli shqiptar dhe autoritetet do ta luftojnë këtë kancer. Jemi të sinkronizuar dhe kemi bashkëpunim perfekt./l.f-dritare.net

















