
Mbahet sot seanca për Veliajn në GJKKO!
E Premte 13 Qershor 2025, 12:12
Dritare.net
Në orën 12:30, në Gjykatën e Posaçme, pritet të zhvillohet një tjetër seancë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt mbahet nën arrest në burg si i dyshuar për disa akuza.
Veliaj nuk pritet të jetë vetë në seancë, pasi ka firmosur deklaratë që do të përfaqësohet nga avokati i tij Ermir Beta.
Në këtë seancë që do të drejtohet nga gjyqtari Erjon Bani, SPAK pritet të paraqesë informacionin 2 mujor mbi ecurinë e hetimeve ndërsa mbrojtja mund të kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë./E.P-dritare.net

















