Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“Nuk duroj dot më…”/ Mesazhi i fundit i 25-vjeçares Xhuana Nikolla

“Nuk duroj dot më…”/ Mesazhi i fundit i

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur më 9 mars në Tirana, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj humbi jetën pasi ndërmori një akt ekstrem, duke lënë pas edhe një letër lamtumire për familjen.

Në mesazhin që ajo kishte shkruar, e reja u kërkonte falje familjarëve dhe i falënderonte për mbështetjen që i kishin dhënë.

“Nuk duroj dot më! Më vjen keq që iu kam mërzitur, por më besoni që nuk iu kam turpëruar kurrë. Faleminderit për çdo gjë që keni bërë për mua!”, shkruhej në letrën e saj.

Takimi me ish-bashkëshortin

Sipas informacioneve nga familjarët, më 9 mars ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, ka shkuar pranë pallatit ku ajo jetonte me qira në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.

Nikollaj kishte pak kohë që ishte transferuar në kryeqytet pas ndarjes nga Fizi. Fillimisht kishte jetuar me një nga motrat e saj, ndërsa më pas ishte zhvendosur në një apartament me një shoqe.

Familjarët tregojnë se 25-vjeçarja ishte diplomuar për drejtësi dhe kishte nisur punë për të përballuar jetesën në Tiranë, ndërsa priste të fillonte edhe një punë të re në profesionin e saj.

Dyshime për dhunë

Në mbrëmjen e 9 marsit, ajo ka zbritur poshtë pallatit bashkë me shoqen për të takuar ish-bashkëshortin. Shoqja ka qëndruar për pak kohë dhe më pas është kthyer në banesë.

Dyshohet se gjatë kohës që kanë mbetur vetëm, 25-vjeçarja është dhunuar nga ish-bashkëshorti. Sipas burimeve, ajo është kthyer në banesë rreth orës 03:00 të mëngjesit në gjendje të rënduar psikologjike.

Të nesërmen në mëngjes, pasi shoqja e saj është nisur për në punë, dyshohet se Nikollaj ka konsumuar fostoksinë dhe më pas ka shkruar letrën e lamtumirës për familjen.

Pas kësaj, ajo ka telefonuar motrën e saj që jeton në Angli dhe i ka treguar për veprimin që kishte ndërmarrë.

E alarmuar, motra ka njoftuar menjëherë shoqen e saj dhe pronarin e banesës. Ky i fundit ka lajmëruar ambulancën dhe policinë.

Policia po heton rrethanat e plota të ngjarjes, përfshirë edhe mënyrën se si 25-vjeçarja ka siguruar fostoksinën. Hetuesit kanë ngritur dyshime edhe ndaj ish-bashkëshortit, Eraldo Fizi, i cili aktualisht është shpallur në kërkim./L.F-dritare/net