
Ministri iranian i Sportit dhe Rinisë, Ahmad Donyamali, ka deklaruar se kombëtarja e futbollit e Iranit nuk është në kushte për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026.
Në një intervistë për rrjetin IRIB Sports Network, ai tha se situata aktuale në vend nuk e lejon pjesëmarrjen e ekipit në turneun më të madh të futbollit në botë.
“Duke qenë se kjo qeveri e korruptuar ka vrarë liderin tonë, në asnjë rrethanë nuk kemi kushtet e duhura për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Djemtë tanë nuk janë të sigurt dhe kushtet për pjesëmarrje nuk ekzistojnë,” u shpreh Donyamali.
Ai shtoi gjithashtu se gjatë tetë apo nëntë muajve të fundit vendi është përballur me dy luftëra dhe mijëra qytetarë janë vrarë, çka sipas tij e bën të pamundur pjesëmarrjen në Botëror.
Edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, ka ngritur pikëpyetje mbi pjesëmarrjen e ekipit në turne. Ai deklaroi se, për shkak të problemeve me futbollistet e kombëtares të gjinisë femërore, nëse situata mbetet e njëjtë, “asnjë njeri me mend në kokë nuk do të pranonte të dërgonte ekipin në SHBA”.
Irani është në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026 së bashku me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin./K.C/dritare.net