Na ndiqni edhe në

Bota

A është gjallë? Çfarë dimë për iderin e ri suprem të Iranit!

A është gjallë? Çfarë dimë për iderin e ri

Fakti që lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei ende nuk është parë në mediat shtetërore ka shkaktuar shumë spekulime në rrjetet sociale, sidomos pyetje të tilla si: a është plagosur lideri i ri suprem i Iranit, apo, a është ende gjallë?

Ajo që dimë deri më tani është e kufizuar.

Kanalet televizive shtetërore të Iranit e kanë përshkruar atë si “veteran të Luftës së Ramazanit”, pa dhënë ndonjë konfirmim shtesë nëse ka pësuar plagë. Sipas agjencisë Reuters, ai raportohet se është “lehtë i plagosur”, duke iu referuar një zyrtari iranian të paidentifikuar.

Përveç babait të tij, ish-liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, edhe nëna dhe gruaja e Mojtaba Khamenei janë vrarë në sulmet amerikano-izraelite.

Ende nuk e kemi parë në publik, apo në video dhe fotografi në mediat shtetërore, edhe pse kanë kaluar tashmë rreth katër ditë që nga marrja e detyrës si lideri i tretë suprem i Iranit më 8 mars.

Lideri suprem i Iranit zgjidhet në mënyrë indirekte nga Asambleja e Ekspertëve, një organ kushtetues me 88 anëtarë, përgjegjës për zgjedhjen dhe mbikëqyrjen e liderit suprem.

Një detaj që ra në sy në mesazhin e tij të parë ishte se Khamenei tha se e ka mësuar zgjedhjen e tij si lider suprem përmes televizionit shtetëror të vendit, një mënyrë e rrallë për një figurë kaq të lartë politike.

“Mësova për rezultatin e votës së respektueshme të Asamblesë së Ekspertëve në të njëjtën kohë me ju, përmes televizionit të Republikës Islamike,” tha Khamenei në mesazhin e tij, i cili u lexua nga një prezantues./K.C/dritare.net