Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Arrestohet Gjesti

Arrestohet Gjesti

Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Sipas raportimeve mediatike, Gjesti, fitues i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, u ndalua rreth orës 15:00 në rrugën “Mehmet Isahi” në Prishtinë. Ai u dërgua në qeli për 48 orë, në koordinim me Prokurorinë, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes vazhdojnë.

Gjestin e njohin shumë prej publikuesve si një personazh të përfolur gjatë kohës së tij në spektaklin “Big Brother VIP”, si dhe pas daljes nga reality show-i. Arrestimi i tij ka tronditur skenën e showbiz-it kosovar dhe shqiptar./K.C/dritare.net