Jonida Maliqi sulmon Rozana Radin: Është e mbivlerësuar. Ja si i përgjigjet këngëtarja!
Dritare.net

Një deklaratë e Jonida Maliqit në emisionin “Goca dhe Gra” ka shkaktuar një përplasje në distancë mes saj dhe këngëtares dhe aktores Rozana Radi. Gjithçka nisi gjatë puntatës së të shtunës, më 7 nëntor, kur Maliqit iu kërkua të përmendte një artist që, sipas saj, është i mbivlerësuar. Pa hezituar, këngëtarja zgjodhi emrin e Rozana Radit, duke theksuar se e vlerëson për talentin si artiste, poete dhe aktore, por jo për aftësitë e saj vokale.
“E di ku më shkon mendja? Te një vajzë që ka qenë pjesë e këtij paneli në një nga sezonet. Sigurisht që e vlerësoj për artisten që është, për poeten që është, për aktoren që është. Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj se ajo ka pasur mbivlerësim dhe ajo është Rozana Radi. Nuk kam asgjë personale, është thjesht shije artistike. Ka artistë që të rrëqethin, ashtu siç edhe ajo më ka rrëqethur me interpretimin. Vokalisht, ka lënë për të dëshiruar. Patjetër kam qenë shoqe me Rozanën. Njihemi herët”, shtoi Jonida.
Deklarata nuk kaloi pa reagimin e Rozana Radit, e cila zgjodhi t'i përgjigjej me ironi përmes një postimi në Instagram.
“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa merr një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese”, shkroi Rozana.
Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Jonida Maliqit, postimi u interpretua si një kundërpërgjigje ndaj kritikave të saj.
Shkëmbimi i deklaratave mes dy këngëtareve ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime mes ndjekësve./dritare.net