
Endi Demneri është bërë nënë e një djali. Për Endin, jeta private ka qenë gjithmonë një hapësirë që ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes dhe zhurmës mediatike.

Pavarësisht se prej vitesh është një figurë e njohur në botën e modës dhe bukurisë, ajo ka preferuar që pjesën më personale të jetës ta ruajë për veten dhe njerëzit e saj më të afërt.

E vlerësuar me çmime për bukurinë e saj, Endi Demneri nuk është vetëm një modele e suksesshme, por edhe një vajzë e përfshirë në iniciativa me karakter social dhe humanitar.

Një prej momenteve që ka lënë gjurmë të veçantë në rrugëtimin e saj ishte pjesëmarrja në një takim në një azil të të moshuarve, aktivitet i organizuar nga Rudina Xhunga dhe Dritare TV. Në atë vizitë, Demneri u bë pjesë e një misioni human, duke kaluar kohë me të moshuarit, duke i dëgjuar dhe duke ndarë me ta emocione të forta.

Vetë Endi e ka përshkruar atë përvojë si një moment me domethënie të veçantë, një “bekim” që i ndryshoi rrjedhën e jetës dhe i dha një tjetër kuptim vlerës së të qenit pranë njerëzve.

Sot, ajo përjeton një nga emocionet më të mëdha të jetës: të qenit nënë e një djali. Një rol i ri, larg shkëlqimit të pasarelave dhe kamerave, por ndoshta më i bukuri nga të gjithë.

Urime Endit për këtë bekim të ri në jetën e saj./L.F-dritare.net