Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, policia i largon nga rruga
Saturday 21 November 2026, 15:03
Dritare.net

Një grup protestuesish janë grumbulluar këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit, në Tiranë.
Për të shmangur bllokimin e qarkullimit, forcat e policisë kanë krijuar një kordon sigurie në të dyja anët e Rrugës së Durrësit, duke i larguar protestuesit nga pjesa e rrugës ku kalojnë automjetet.
Deri më tani, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht dhe nuk raportohet për bllokim të rrugës.
Policia po qëndron në zonë për të garantuar rendin dhe mbarëvajtjen e trafikut./dritare.net