Ekspozita, filma e koncerte, ja programi i Javës Kombëtare 2026!
Dritare.net

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka prezantuar programin e Javës Kombëtare 2026, në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Programi përfshin ekspozita, filma, koncerte, shfaqje teatrore dhe aktivitete të ndryshme që synojnë promovimin e trashëgimisë dhe forcimin e lidhjeve kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

"Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Java Kombëtare 2026 sjell një program të larmishëm me ekspozita, filma, koncerte, shfaqje teatrore dhe aktivitete që festojnë trashëgiminë dhe identitetin tonë të përbashkët.

Një hapësirë shkëmbimi kulturor, ku artistë, krijues dhe institucione nga Shqipëria dhe Kosova ndajnë vlera, përvoja dhe praktika artistike, duke forcuar lidhjet mes dy vendeve përmes gjuhës universale të artit.

Nga tradita te krijimtaria bashkëkohore, nga kujtesa te brezat e rinj, kultura jonë vazhdon të na bashkojë dhe të krijojë ura të reja bashkëpunimi", shkruan ministri në rrjetet sociale./L.F-dritare.net