Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Elisa Spiropali flet për PS, Edi Ramën dhe Belinda Ballukun!

Elisa Spiropali flet për PS, Edi Ramën dhe Belinda Ballukun!

Elisa Spiropali foli në emisionin “Top Story” për zhvillimet brenda Partisë Socialiste, duke kritikuar modelin e qeverisjes dhe mënyrën se si po funksionojnë strukturat e partisë. Në daljen e saj publike pas përplasjes në Asamblenë e PS-së, ish-ministrja përmendi me emër Belinda Ballukun, kundërshtoi procedurën e largimit të saj nga forumet dhe tha se vendimmarrja në parti është përqendruar deri në pikën ku mungojnë debati dhe kontrolli i brendshëm.

“Për Belinda Ballukun kam bërë një akt politik, mosvotimin për heqjen e imunitetit. Jo se dua të shoh një grua në pozita të tilla, por për shkak të moslegjitimitetit të modelit. Këtu fillon dhe mbaron problemi.

Unë besoj se Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes në forcën tonë politike dhe viktima më e freskët e një modeli që duhet të ndryshojë. Kam keqardhje edhe për të, për faktin që është grua, për fëmijët, madje edhe për shpirtin e saj, lutem”, u shpreh Spiropali.

E pyetur nëse ndihet e përjashtuar nga Partia Socialiste, Spiropali deklaroi se e konsideron nder të jetë anëtare e thjeshtë e kësaj force politike. /L.F-dritare.ne