Prej një viti pa takuar fëmijët! Neda Balluku denoncon bashkëshortin!
Dritare.net

Neda Balluku, denoncon për Fiks Fare se prej më shumë se një viti nuk arrin të takojë fëmijët e saj të mitur, pavarësisht një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë që përcakton takimet. Ajo thotë se ka zbatuar në mënyrë vullnetare vendimin që parashikon takimet e babait me vajzën e vogël, por është gjobitur nga Zyra Përmbarimore Vendore e Tiranës për mos-ekzekutim të vendimit. Dokumentet dhe pamjet filmike tregojnë një kalvar ankesash, kundërshtish dhe komunikimesh mes palëve gjatë një viti.
Pamjet, sipas Neda Ballukut provojnë se vajza është dorëzuar në banesën e babait në përputhje me vendimin gjyqësor. Një pikë konfliktuale lidhet me dy vlerësime psikologjike të fëmijëve: psikologia e caktuar nga gjykata ka evidentuar elemente të alienimit prindëror dhe ndikimin e babait në marrëdhënien e fëmijëve me nënën, ndërsa një vlerësim i kërkuar nga përmbaruesja me kërkesë të babait Ogren Balluku, nuk shfaq të njëjtat elemente. Ky raport i dytë i është dërguar gjykatës, e cila ka sqaruar se nuk e ka kërkuar dhe ka theksuar se masa e përkohshme për takimet e nënës me fëmijët duhej të zbatohej.
Pas kërkesës së Nedës për transferimin e dosjes, drejtuesi i Zyrës Përmbarimore të Tiranës urdhëroi kalimin e saj nga përmbaruesja sipas dokumentacionit Doleqi ka refuzuar dorëzimin.
Përmbaruesja vendosi gjobë ndaj Neda Ballukut më 29 tetor 2026, ditë kur ajo ishte paraqitur për të deklaruar se kishte zbatuar vullnetarisht vendimin; Fiks Fare disponon pamje filmike të këtij momenti. Më 12 nëntor Neda Balluku sërish deklaroi se kishte dorëzuar vajzën në banesën e babait; në atë takim përmbaruesja i tha: “Duhet ta sjellësh fëmijën ku të urdhëroj unë”.
Babai, Ogren Balluku, thotë se publikimi medial po ndikon te fëmijët, kundërshton pretendimet për alienim duke iu referuar raportit të dytë psikologjik dhe pretendon se nuk e ka takuar vajzën për një muaj, arsye për përfshirjen e përmbarimit./TCH