Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përfundon pas një ore takimi Trump-Xi-Putin! Çështjet që u diskutuan!

Përfundon pas një ore takimi Trump-Xi-Putin! Çështjet

Takimi trepalësh midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Vladimir Putin të Rusisë dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping ka përfunduar , sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV. Takimi zgjati një orë e 20 minuta.

Udhëheqësit mbajtën fjalimet hapëse para bisedimeve, duke thënë se do të diskutonin çarmatimin bërthamor dhe luftën Rusi-Ukrainë, ndër tema të tjera.

Të gjithë theksuan nevojën për angazhim midis tre kombeve kryesore të armatosura bërthamore.

Gjatë fjalës së tij Trump shprehu interesin për një marrëveshje të re që do të përfshinte tri fuqitë më të mëdha bërthamore, duke argumentuar se përhapja e këtyre armëve përbën një rrezik serioz për botën.


"Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara - po diskutojnë se si të zvogëlojnë numrin e armëve bërthamore në botë dhe gjithashtu të zvogëlojnë rrezikun që këto armë të përdoren ndonjëherë me një fuqi të papërshkrueshme. Ne kemi shqyrtuar potencialin për reduktimin e armëve. Po ju them qartë, do të jetë një gjë shumë e vështirë për t'u bërë, sepse sapo të keni armë bërthamore, është e vështirë të hiqni dorë prej tyre", tha Trump
Nga ana tjetër, presidenti kinez Xi Jinping kërkoi bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për përballimin e sfidave globale, duke e vendosur diplomacinë dhe koordinimin mes fuqive të mëdha në qendër të diskutimeve.

“Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të japin shembull në bashkëpunim për t'u përballur me sfidat globale, për të ruajtur së bashku paqen dhe stabilitetin botëror dhe për të dhënë kontribute më të mëdha në progresin njerëzor”, tha Xi.
Një tjetër çështje e rëndësishme në fokus të takimit ishte edhe lufta Ukrainë-Rusi.

"Sot, me iniciativën e Presidentit Trump, i kemi kushtuar vëmendje të konsiderueshme konfliktit në Ukrainë”, tha Presidenti rus Vladimir Putin në Shenzhen