Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Rama ka mbetur vetëm me ish-at e mi

Berisha: Rama ka mbetur vetëm me ish-at e mi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar ish-bashkëpunëtorët e tij, duke pretenduar se ata janë rreshtuar në krah të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama ka mbetur me ish-të tij.

“Fatkeqësia më e madhe në këtë vend është se nuk thuhet fjala farsë, por thuhet fjala zgjedhje. Edhe ish-të mi, po t'i dëgjoni, ja fillojnë: Berisha humbi dy zgjedhje. Nuk thonë që Rama zhvilloi dy farsa elektorale, por duke pasur gjuhën të lidhur me xhepin, dalin ish-të dhe thonë i ka humbur dy zgjedhje.

Pra u qartësua kjo punë e ish-ëve, besoj u qartësua. Hiquani emrin, ish-Berishë", deklaroi kreu i PD./L.F-dritare.net