Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Francesco Becchetti-n!
Tuesday 17 November 2026, 16:04
Dritare.net

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, që dënoi me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti, i shpallur fajtor për një sërë veprash penale, mes tyre pastrim parash dhe krijim të skemave mashtruese me TVSH-në.
Fillimisht, Becchetti ishte dënuar me 17 vite burg, por Gjykata e Apelit ia uli dënimin me 5 vite, duke e çuar në 12 vite burg.
Biznesmeni italian u shpall fajtor për katër vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Sipas akuzës, Becchetti kishte ngritur një skemë mashtrimi me TVSH-në dhe pastrimi parash./dritare.net