Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Thaçi reagon pas dënimit me 17 muaj burgim: Kjo është politikë, jo drejtësi!

Thaçi reagon pas dënimit me 17 muaj burgim: Kjo është

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila e dënoi me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë.

Thaçi u shpall fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, përmes veprimit të përbashkët, si dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Pas shpalljes së vendimit, ish-presidenti kundërshtoi dënimin, duke e cilësuar procesin si politik dhe jo si drejtësi.

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër! Kjo është politikë, jo drejtësi”, deklaroi Thaçi.

Vendimi ndaj tij është pjesë e një procesi të veçantë gjyqësor për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe është i ndarë nga çështja kryesore për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./L.F-dritare.net