Tirana u çlirua 82 vite më parë, fotografi të rralla nga 17 Nëntori 1944
Dritare.net

Sot, më 17 nëntor 2026, shënohen 82 vite nga çlirimi i kryeqytetit shqiptar, një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së vendit. Tirana u çlirua më 17 nëntor 1944, pas 19 ditësh luftimesh të ashpra mes forcave të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe trupave gjermane.
Operacioni për çlirimin e kryeqytetit konsiderohet ndër më të rëndësishmit dhe më të ashprit që njësitë e UNÇSH-së zhvilluan kundër forcave naziste gjermane dhe bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve shqiptare.

Trupat e Brigadës së Parë Sulmuese, të udhëhequra nga Mehmet Shehu, hynë në Tiranë dhe pas luftimeve të zhvilluara në lagje, rrugë dhe në zonat përreth, arritën të çlironin qytetin.
Plani ushtarak parashikonte krijimin e një fronti të brendshëm dhe të jashtëm, me synimin për të rrethuar dhe goditur garnizonin gjerman brenda kryeqytetit. Operacioni u zhvillua në disa faza: përgatitja nga 12 shtatori deri më 28 tetor, sulmi i parë nga 29 tetori deri më 10 nëntor dhe sulmi përfundimtar nga 11 deri më 17 nëntor 1944.

Një rol të rëndësishëm në suksesin e operacionit luajti edhe beteja e Mushqetasë, ndërsa banorët e kryeqytetit kontribuuan në mbështetjen e forcave që luftonin për çlirimin e qytetit.

Më 17 nëntor 1944, pas 19 ditësh përleshjesh të përgjakshme, Tirana u shpall e çliruar.
82 vite më pas, fotografi të rralla sjellin kujtesën e atyre ditëve të nëntorit 1944./L.F-dritare.net