Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Luiza Gega e para në 42 kilometra! Triumfon në Maratonën e Tiranës

Luiza Gega e para në 42 kilometra! Triumfon në Maratonën e


Kampionia shqiptare e atletikës, Luiza Gega, është shpallur fituese e garës së 42 kilometrave në edicionin e dhjetë të Maratonës së Tiranës, të zhvilluar këtë të diel, më 15 nëntor.

Mes brohorimave dhe duartrokitjeve të qytetarëve, Gega ka kaluar e para vijën e finishit, duke triumfuar në distancën e maratonës.

Për këtë fitore, atletja shqiptare ka marrë edhe çmimin e madh prej 5 mijë eurosh.

Maratona e Tiranës nisi në orën 08:00, me pjesëmarrjen e rreth 5800 garuesve./dritare.net