Rama për akuzat e Veliajt: Bisedat e pretenduara me ministrin Toni Gogu janë të sajuara
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste akuzat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, se është kërcënuar në emër të tij përmes ministrit Toni Gogu.
Edhe pse Rama nuk është prononcuar publikisht për këto akuza, burime bëjnë me dije se gjatë diskutimeve në Asamble ai u është drejtuar anëtarëve të PS-së, duke i cilësuar si të sajuara bisedat e pretenduara mes Veliajt dhe ministrit Gogu.
“Nuk janë të vërteta bisedat e pretenduara të Veliajt me ministrin Gogu, janë të sajuara”, mësohet të ketë deklaruar Rama.
Deklarata e raportuar vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës janë shoqëruar me akuza dhe përplasje, ndërsa qëndrimi i Ramës ndaj pretendimeve të Veliajt është bërë pjesë e diskutimeve në Asamblenë e Partisë Socialiste./L.F-dritare.net