Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kaos global me Outlook dhe Teams! Çfarë thotë Microsoft

Kaos global me Outlook dhe Teams! Çfarë thotë Microsoft

Pas më shumë se 20 orësh ndërprerjeje, kompania njoftoi se situata po përmirësohet dhe se radha e emaileve në pritje të dërgimit po i afrohet niveleve normale. Megjithatë, përdoruesit mund të vazhdojnë të përballen me probleme të herëpashershme në aksesimin e shërbimeve.

Microsoft bëri të ditur se nuk ka prova që ndërprerja të jetë shkaktuar nga ndonjë aktivitet keqdashës.

Problemet kanë prekur institucione dhe biznese në disa vende të botës. Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli (NHS) konfirmoi se ndërprerja ka ndikuar në punën e stafit, por vizitat mjekësore mund të vazhdojnë.

Ndërkohë, disa shkolla u kanë kërkuar prindërve të komunikojnë përmes telefonit në vend të emailit. Probleme janë raportuar edhe në institucionet e qeverisë federale amerikane dhe në sistemin gjyqësor të SHBA-së.

Ndërprerja ka sjellë pasoja edhe për qytetarët dhe bizneset. Një grua nga Britania e Madhe tregoi se problemet teknike i kanë vonuar përfundimin e procedurave për blerjen e shtëpisë së saj të parë, ndërsa një prodhues vere nga Afrika e Jugut tha se komunikimi me eksportuesit europianë ishte paralizuar./dritare.net