Maran bën zgjedhjet për Finlandën, katër kuqezinj jashtë listës! Ja emrat
Dritare.net

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka vendosur të lërë jashtë listës së ndeshjes ndaj Finlandës katër futbollistë. Bëhet fjalë për Samuele Sinën, Ysni Ismailin, Feta Fetain dhe Klevi Qefalijën, të cilët do ta ndjekin përballjen e mbrëmjes së sotme nga tribuna e stadiumit “Air Albania”.
Vendimi vjen pasi tekniku italian ka grumbulluar 27 futbollistë, ndërsa rregullorja e UEFA-s lejon vetëm 23 lojtarë në listën e ndeshjes.
Mes të lënëve jashtë është edhe Ysni Ismaili, mbrojtësi i Dinamo City, i cili mori për herë të parë ftesë nga Kombëtarja në këtë grumbullim. Për pasojë, debutimi i tij me fanellën kuqezi do të duhet të presë.
Shqipëria përballet me Finlandën sot, më 12 nëntor, në orën 20:45, në ndeshjen e pestë të Grupit C1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjve u mjafton të shmangin humbjen për të ruajtur vendin e parë në grup./dritare.net