Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama krah Macron dhe Zelensky-t në Paris, publikon foton e ditës!

Rama krah Macron dhe Zelensky-t në Paris, publikon foton e ditës!


Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga Forumi i Paqes në Paris, ku shfaqet në një moment bisede me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Foto e ditës”, shkruan Rama krahas imazhit, ku në plan të parë shihet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Fotografia është shkrepur gjatë Forumit të Paqes në Paris, ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme për të diskutuar mbi sfidat ndërkombëtare, sigurinë dhe konfliktet globale./dritare.net