Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lehtësohen procedurat për profesionistët e shëndetësisë, ja çfarë ndryshon!

Lehtësohen procedurat për profesionistët e

Një ndryshim i rëndësishëm për profesionistët e rinj të shëndetësisë është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se, pas përfundimit të praktikës profesionale, ata do të mund t’i nënshtrohen drejtpërdrejt Provimit të Shtetit, pa kaluar më në procedurat e ndërmjetme të vlerësimit nga Urdhrat Profesionalë.

Lehtësimi do të zbatohet edhe për ata që e kanë përfunduar praktikën, por janë ende në pritje të vlerësimit. Sipas Ramës, masa synon të shmangë procedurat e përsëritura dhe të përshpejtojë hyrjen e profesionistëve të rinj në sistemin shëndetësor.
“Nga sot, përmes një akti të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, vjen një ndryshim i shumëpritur për profesionistët e shëndetësisë, i cili lehtëson fillimet e tyre në jetën profesionale, ku me përfundimin e praktikës profesionale, ata do të mund t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit, duke shmangur procedurat e ndërmjetme të vlerësimit nga Urdhrat Profesionalë.

Me këtë akt lehtësues, nga i cili përfitojnë edhe ata që e kanë përfunduar praktikën, por janë ende në pritje të procedurave të vlerësimit, synojmë të optimizojmë më tej mekanizmat e vlerësimit, duke u mbështetur në garantimin e cilësisë profesionale dhe shmangien e përsëritjeve proceduraleduke nxitur profesionistët e rinj që t’i bashkohen sistemit shëndetësor me integritet e motivim, të kontribuojnë më shpejt dhe me më shumë përgjegjësi në shërbim të qytetarëve”, shkruan Rama krahas videos.