Na ndiqni edhe në

Politikë

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush


Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës. Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, i cili deri më tani mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.

Vendimi për emërimin e Shllakut është marrë këtë të hënë, më 9 nëntor, nga Bordi Drejtues i Portit të Durrësit.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet që e çuan Aliun drejt dorëheqjes, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga Autoriteti Portual Durrës për këtë ndryshim në drejtim.

Liburn Aliu, ish-ministër i Infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit në Kosovë, mori drejtimin e Portit të Durrësit më 27 tetor 2025, pas vendimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë.

Më herët, më 27 gusht 2025, ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit në Kosovë, një ditë pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

Kështu, Aliu largohet nga drejtimi i Autoritetit Portual Durrës pak më shumë se një vit pas marrjes së detyrës./dritare.net