Gjergj Bojaxhiu i përgjigjet Murrizit për Sorosin!
Dritare.net

Myslim Murrizi publikoi një video ku pretendonte se gjithë anëtarët e Forumit për Dialog Politik “janë të Sorosit”. Për Gjergj Bojaxhin ai shkruante se gjimnazin dhe shkollën e lartë në SHBA i ka bërë me fonde të fondacionit Soros.
Bojaxhi iu përgjigj në emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në Dritare TV ku shprehet se : Gjimnazin e kam bërë te "Petro Nini Luarasi". Kam filluar në ‘88-ën dhe matura është në ‘92-shin. Nëse Murrizi di që Sorosi i paska paguar gjimnazin një studenti në kohën e diktaturës, atëherë i bie që Sorosi paska infiltruar Shqipërinë që në komunizëm.”
Ai shtoi se nuk ka marrë kurrë para nga Sorosi. Sipas tij, universitetin në Amerikë e pagoi pjesërisht vetë, pjesërisht me kredi studentore nga shteti amerikan dhe pjesërisht me bursë, duke punuar me kohë të pjesshme.
“Kjo është damkosje. Është metoda që kanë futur komunistët. Kur nuk ke guximin të përballësh idetë, baltos të tjerët”, tha Bojaxhi./ dritare.net