Video/ Presidenti i Italisë flet shqip në Pallatin Quirinale
Monday 9 November 2026, 22:10
Dritare.net

“Falem, mirëmëngjes!” Me këto fjalë në shqip, presidenti italian Sergio Mattarella përshëndeti përfaqësuesit e komuniteteve arbëreshe gjatë një takimi në Pallatin Quirinale, në prani të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Mattarella kërkoi ndjesë me humor për shqiptimin e tij, ndërsa vlerësoi lidhjet historike dhe vëllazërore mes dy popujve.
“Edhe sot mund të përsërisim se ndihemi vërtet anëtarë të të njëjtit komunitet”, u shpreh presidenti italian, duke i cilësuar arbëreshët si ruajtës të një historie të lashtë dhe simbol të miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë./dritare.net