Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Integrimi në BE, Rama në Forumin e Paqes: Negociatat i mbyllim në fund të 2027-ës!

Integrimi në BE, Rama në Forumin e Paqes: Negociatat i mbyllim në

Kryeministri Edi Rama, gjatë Forumit të Paqes në Paris, foli për emigracionin, zhvillimin ekonomik dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ai theksoi se vendi ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, ndërsa shprehu synimin që negociatat e anëtarësimit në BE të përmbyllen në fund të vitit 2027. Rama u ndal gjithashtu te sfidat e demokracisë dhe zhvillimet politike që mund të ndikojnë në procesin e integrimit.

“Nuk do të thoja që është prirje në rritje për të emigruar, por pjesë e një rrugëtimi. Vendi zhvillohet, pagat rriten, ekonomia rritet, turizmi, pritshmëritë e njerëzve po ashtu. Ajo me të cilën po përballemi është evoluimi i pritshmërive më të larta. Nuk jemi vendi i 10 viteve më parë, por jemi krejt ndryshe. Dhjetë vjet më parë nuk do të shfaqeshim në shtypin francez, por sot jemi aty për plazhet, mikpritjen, pra është një vend ndryshe.

E dini shumë më mirë se nuk premton dot asgjë për Europën. Unë kurrë nuk premtoj dot për gjëra që s’varen prej meje. Ajo që është e qartë, bazuar në progresraportin, Komisioni Europian është shprehur se 2027 është viti kur duhet të punojmë me Traktatin e Anëtarësimit dhe nëse çdo gjë shkon mirë, do t’i përmbyllim negociatat në fund të vitit të ardhshëm.

Kjo do të varet se ku do të jetë Bashkimi Europian për 2-3 vjet. Ku do të jetë Franca. Ju keni zgjedhje vitin e ardhshëm, askush nuk e di se ç’lloj France do të dalë nga këto zgjedhje. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të përfundojmë punën tonë.

Demokracia është një kapitull që nuk mbaron kurrë. Nuk është e përkryer dhe gjithmonë duhet të kujdesemi për të dhe ta përsosim. Kemi shumë punë për të bërë. Edhe Franca nuk e ka përfunduar këtë punë. Është një punë që nuk mbaron kurrë”, u shpreh Rama./dritare.net