Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestat në Shqipëri, Rama: Projekti i Kushner ishte flamuri i kuq që ndezi zemërimin!

Protestat në Shqipëri, Rama: Projekti i Kushner ishte flamuri i kuq

Kryeministri Edi Rama, gjatë Forumit të Paqes në Paris, komentoi protestat e fillimqershorit në Shqipëri, duke deklaruar se projekti i lidhur me Jared Kushner ishte shkaku që nxiti zemërimin e qytetarëve. Rama bëri dallimin mes protestave fillestare dhe atyre që pasuan, të cilat, sipas tij, u përshkallëzuan në dhunë.

“Do të thoja që në rastin tonë protestat kanë veçantitë e tyre dhe në të njëjtën kohë do të bëja një dallim mes asaj që ka ndodhur në fillim, pra në manifestimet e fillimqershorit, ku pati një numër mjaft të madh njerëzish që vinin nga të gjitha fushat e jetës dhe shprehnin shqetësime, të cilat erdhën si rrjedhojë e projektit të famshëm që lidhet me Jared Kushner. Ishte si një lloj shamie apo flamuri i kuq që nxiti zemërimin e ‘demit’ në qytetin tonë. Nga kjo pastaj mbeti një numër shumë i vogël protestuesish që më vonë përshkallëzuan në dhunë, që nuk është e pranueshme dhe s'ka të bëjë më me protestën e fillimit. Është një situatë komplekse në mbarë Europën, që do ta përkufizoja si një përplasje mes botës reale dhe medias sociale, ku shumë të rinj marrin informacionin apo keqinformimin, apo të dyja, si dhe frymëzimin për të përshkallëzuar në mënyra të cilat janë të papranueshme në një shoqëri demokratike”, tha Rama./K.C/dritare.net