Rama në Musée de l’Homme. Mbahet Forumi i Paqes!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, që zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor në Musée de l’Homme.
Kreu i qeverisë shqiptare është pjesë e një bashkëbisedimi kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivës europiane të brezit të ri.
Në kuadër të forumit, Rama do të marrë pjesë në një sesion të posaçëm të formatit “Spotlight”, ku do të diskutohet rëndësia e procesit të anëtarësimit në BE dhe mundësitë që ky proces krijon për të rinjtë.
Forumi i Paqes këtë vit ka në qendër qeverisjen efektive si një element kyç për garantimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë.
Kryeministri shqiptar do të jetë gjithashtu pjesë e seancës plenare me temë “Nga sovraniteti te bashkëpunimi”, ku do të trajtohen sfidat globale dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar./dritare.net