Asambleja e PS-së më 14 nëntor, ja ku do mblidhen socialistët!
Tuesday 10 November 2026, 16:04
Dritare.net

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në një resort në Gjirin e Lalzit. Mbledhja pritet të nisë në orën 10:00.
Në fokus të diskutimeve pritet të jenë zhvillimet e fundit politike, progresraporti i Komisionit Europian dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.
Asambleja zhvillohet në një kohë tensionesh mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim. Veliaj i ka kërkuar PS-së dhe SPAK-ut t’i krijojnë kushtet për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë, duke theksuar funksionet e tij drejtuese në parti dhe bashki./dritare.net