Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministrja Kumbaro: Bursat për studentët në nevojë rriten në 25 mijë lekë në muaj

Ministrja Kumbaro: Bursat për studentët në nevojë rriten

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, prezantoi në Komisionin për Ekonominë, Financat dhe Punësimin buxhetin për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2027.

Sipas saj, arsimi i lartë do të financohet me 14,23 miliardë lekë, rreth 157 milionë euro, me një rritje prej 9,6% krahasuar me vitin 2026.

Një nga ndryshimet kryesore është rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, nga 10 mijë në 25 mijë lekë në muaj. Për herë të parë, mbështetja financiare do të vijojë edhe gjatë studimeve Master. Skema parashikon mbështetje për mbi 11 500 studentë, përfshirë studentët me rezultate të larta dhe ata që ndjekin programe me përparësi kombëtare./L.F-dritare.net