Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, dyshohet se tjetërsoi tokën shtetërore

Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, dyshohet se tjetërsoi

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është arrestuar në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në zonën e Povelçës. Pas më shumë se katër orësh marrjeje në pyetje nga prokurorët, ai është dërguar në ambientet e paraburgimit të Policisë së Fierit.

Voja, i cili më herët ka drejtuar Kadastrën e Fierit, dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Sipas hetimeve, toka shtetërore është kaluar në pronësi private përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik.

Në të njëjtën dosje janë arrestuar edhe ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, punonjësja e Kadastrës Fjorelo Bida dhe noterja Anila Haxhiu. Ndërsa për Arbina Jaupajn është caktuar masa “Detyrim paraqitjeje” dhe ndalimi i daljes jashtë vendit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur përgjegjësinë e personave të përfshirë./K.C/dritare.net