Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse nuk u votua përjashtimi i Spiropalit? Flet Blendi Klosi!

Pse nuk u votua përjashtimi i Spiropalit? Flet Blendi Klosi!

Zëra të pakonfirmuara në asamblenë e PS, thanë se kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS. Kjo cështje ka kërkuar të hidhet në votim.

Ndërsa për Erion Veliajn Rama mësohet të ketë thënë: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura.”

Asambleja e Partisë Socialiste është mbyllur pa marrë një vendim për kërkesën e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga partia.

Pavarësisht pritshmërive për një votim lidhur me këtë çështje, mësohet se kërkesa nuk është hedhur fare në votim gjatë mbledhjes së Asamblesë.

Pas përfundimit të saj, sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, u pyet nga gazetarët nëse çështja e Spiropalit do të shqyrtohet në një moment të dytë, si dhe nëse ajo vijon të jetë pjesë e Partisë Socialiste.

Klosi konfirmoi se Elisa Spiropali është ende anëtare e PS-së.

“Po, është anëtare e PS-së”, u shpreh Klosi.

Ai theksoi se mbledhja kishte në fokus diskutime të brendshme dhe vendimmarrje për miratimin e platformës “Këshilltari i bashkisë sime”, si dhe vijimin e fushatës elektorale në çdo cep të territorit.

Deri në përfundim të mbledhjes, nuk pati një vendimmarrje zyrtare lidhur me kërkesën për përjashtimin e Spiropalit.

Gazetarët: Do ta shqyrtoni në një moment të dytë? A është anëtare e PS, Elisa Spiropali?

Klosi: Po është anëtare e PS./L.F-dritare.net