Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, në vend të tij vijnë Demo dhe Koçiu!
Saturday 14 November 2026, 11:11
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit.
Për drejtimin politik të Tiranës janë caktuar Albana Koçiu dhe Ervin Demo, të cilët do të bashkëdrejtojnë qarkun.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me dyfishimin e numrit të drejtuesve politikë në qarqe. Sipas informacioneve të fundit, Rama ka vendosur që numri i tyre të rritet nga 12 në 24, duke vendosur nga dy drejtues politikë për çdo qark./dritare.net