Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama-Spiropalit në Asamble: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur

Rama-Spiropalit në Asamble: Nuk mund t’i gjuash shtëpisë me

Detaje të reja janë zbardhur nga diskutimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Sipas burimeve ne media Rama e ka nisur fjalën me Spiropalin duke iu drejtuar asaj me një krahasim mes Skënderbeut dhe motrës së tij, Mamicës.

“Unë për ty kam qenë Skënderbeu, ti për mua Mamica, por nuk mund t’i gjuash shtëpisë me gur”, mësohet të ketë thënë Rama.

Nga ana tjetër, Elisa Spiropali i është përgjigjur kryeministrit duke theksuar se është dakord me qëndrimet e tij, por ka ngritur shqetësime për mënyrën se si janë përzgjedhur disa prej ministrave.

“Kryetar, unë jam dakord me qëndrimet e tua, por kam ngritur zërin për disa ministra të caktuar, se si janë zgjedhur. Nga veprimet e mia nuk është turpëruar PS. Ka ndër ne që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, atëherë më quani flamingo”, mësohet të ketë thënë Spiropali gjatë diskutimeve.

Biseda vjen në një moment tensionesh brenda Partisë Socialiste, pas përplasjeve publike mes Ramës dhe Spiropalit dhe kërkesës së kryeministrit për përjashtimin e saj nga partia.

Megjithatë, Asambleja Kombëtare u mbyll pa e hedhur në votim kërkesën për përjashtimin e Spiropalit, ndërsa pas mbledhjes sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, konfirmoi se ajo vijon të jetë anëtare e Partisë Socialiste./L.F-dritare/net