Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Italia gjobit Meta-n me 805 milionë euro, në shënjestër fotot private të 20 milionë përdoruesve

Italia gjobit Meta-n me 805 milionë euro, në shënjestër

Italia gjobit Meta-n me 805 milionë euro për aksesin te fotot e përdoruesve
Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave ka gjobitur kompaninë Meta me 805 milionë euro, pasi dyshohet se ka aksesuar fotot dhe videot e rreth 20 milionë përdoruesve të Android përmes një funksioni të aplikacionit Facebook, pa i informuar ata në mënyrë të qartë.

Funksioni në fjalë sugjeronte foto dhe video nga galeria e telefonit si ide për postime në Facebook. Sipas autoritetit italian, përdoruesit nuk ishin njoftuar se autorizimi për aksesin në galeri do të përdorej edhe për këtë qëllim.

Meta-s i janë dhënë 60 ditë kohë për ta çaktivizuar funksionin si parazgjedhje dhe për të marrë veçmas pëlqimin e përdoruesve.

Kompania ka kundërshtuar vendimin dhe ka bërë të ditur se do ta apelojë gjobën, duke e cilësuar atë joproporcionale.