Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbardhet debati i plotë Rama-Spiropali: Më goditi pas shpine kur minutat e ndanin dronin me eksploziv nga godina e qeverisë

Zbardhet debati i plotë Rama-Spiropali: Më goditi pas shpine kur

Është zbardhur debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali në Asamblenë e PS-së. Rama kërkoi përjashtimin e saj nga partia, ndërsa Spiropali mësohet se i është përgjigjur disa herë gjatë mbledhjes.

Sipas burimeve, Rama e akuzoi Spiropalin se e kishte goditur pas shpine.

“Harroi që unë isha Skënderbeu dhe m’u drejtua me ‘Ed’, duke goditur pas shpine në një moment kur minutat e ndanin dronin me eksploziv nga godina e qeverisë”, mësohet të ketë thënë Rama.

Duke iu referuar mocionit të Spiropalit, Rama mësohet të ketë thënë se nuk i pranonte propozimet për “parti të re” e “marrëveshje të re”.

“Mori përsipër të bëjë edhe platformë, që ma tregon nga përjashta”, mësohet të jetë shprehur ai. Sipas të njëjtave burime, Rama i ka thënë Spiropalit gjatë mbledhjes: “Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë” dhe “Je jashtë kësaj asambleje”.

Spiropali mbrojti qëndrimin e vet dhe tha se brenda PS-së ka pasur njerëz që kanë abuzuar me pushtetin./L.F-dritare.net