Erion Braçe i kthehet portaleve: Po tani çfarë do thoni!
Dritare.net

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas zhvillimeve në Partinë Socialiste dhe zërave për një marrëveshje të mundshme me kryeministrin Edi Rama, sipas së cilës ai mund të merrte drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, duke hequr dorë nga ambicia për Bashkinë e Tiranës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe ka hedhur poshtë idenë se mund të bëjë pazare për një post, duke theksuar se gjatë karrierës së tij politike nuk i ka përdorur votat e qytetarëve për interesa personale.
Ai rikujton mbështetjen që ka marrë ndër vite në zgjedhje të drejtpërdrejta, duke përmendur 25 mijë votat në qarkun Tiranë dhe Diasporë, si dhe 19.300 votat në Bashkinë e Tiranës.
“Votat që më kanë dhënë qytetarët nuk i kam këmbyer kurrë në pazar personal. Nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë nevoja ime karriget. Gjithë jetën ia kam kushtuar punës. Puna është nevoja ime, atë dua”, shprehet Braçe.
Deputeti socialist nuk ka kursyer as akuzat ndaj personave që, sipas tij, qëndrojnë pas këtyre sulmeve dhe financojnë fushata denigruese në media e në rrjetet sociale.
“Hani pazaret e mbusheni gojën plot, siç hani dhe paratë e pisave – disa edhe në PS!”/L.F-dritare.net