Na ndiqni edhe në

Bota

Skandali që tronditi Nvidia-n! Si e futi në kurth një grua kineze, Jensen Huang

Skandali që tronditi Nvidia-n! Si e futi në kurth një grua


Një skandal spiunazhi dhe marrëdhëniesh jashtëmartesore ka tronditur Silicon Valley, duke çuar në dorëheqjen e Jensen Huang, themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s, një prej kompanive më të fuqishme të teknologjisë në botë.

Sipas një artikulli të publikuar nga gazeta britanike “The Guardian”, Huang dyshohet se ka rënë në një kurth spiunazhi të organizuar nga inteligjenca kineze, përmes një marrëdhënieje intime me një grua që autoritetet amerikane e dyshojnë si agjente të Pekinit.

Huang pranoi se kishte tradhtuar bashkëshorten e tij, me të cilën ishte i martuar prej 41 vitesh, përmes një letre drejtuar punonjësve të kompanisë. Pranimi erdhi pas raportimeve të “The New York Times” për marrëdhënien e tij me Alice Huang, një biznesmene kineze e lidhur me kompaninë Megaspeed, me seli në Singapor.

Sipas raportimeve, dyshimet e autoriteteve amerikane lidhen me mundësinë që kjo marrëdhënie të ketë lehtësuar transferimin e çipave të avancuar të inteligjencës artificiale drejt Kinës, në kundërshtim me kufizimet amerikane të eksportit.

Jensen Huang dha dorëheqjen të enjten, pas 33 vitesh në drejtimin e Nvidia-s, ndërsa në media u publikuan edhe pretendime për dy marrëdhënie të tjera jashtëmartesore me punonjëse të kompanisë.

Skandali shkaktoi pasoja të menjëhershme në tregjet financiare. Aksionet e Nvidia-s pësuan rënie të fortë, ndërsa indeksi Nasdaq ra me 4% pas dorëheqjes së Huang.

Sipas “The Guardian”, Huang ishte parë për herë të parë me Alice Huang në fund të vitit 2023. Ata u shfaqën së bashku në Tajvan gjatë vitit 2024 dhe në një konferencë në vitin 2025, periudhë kur Departamenti Amerikan i Tregtisë po hetonte kompaninë Megaspeed për transferime të mundshme të çipave të inteligjencës artificiale drejt Kinës.

Në pranverën e vitit 2026, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbikëqyri një memorandum të klasifikuar, ku raportohej se drejtuesi i Nvidia-s kishte një marrëdhënie me një spiune të dyshuar kineze.

Ekspertët e inteligjencës e cilësojnë këtë metodë si një kurth romantik, të njohur me termin “honeypot”, ku agjentët përdorin marrëdhëniet personale për të siguruar informacione konfidenciale ose për të ushtruar ndikim mbi persona me pozita të rëndësishme.

“Jensen Huang humbi arsyen”, deklaroi Rick Smith, ish-agjent i FBI-së, duke shtuar se marrëdhëniet romantike shpesh shfrytëzohen nga shërbimet e inteligjencës.

Ndërkohë, qeveria kineze i ka mohuar akuzat për përfshirje në këtë çështje, duke i cilësuar raportimet si përpjekje për të njollosur Kinën.

Nvidia ka angazhuar një firmë të njohur ligjore amerikane për të hetuar marrëdhënien e Huang me gruan e dyshuar për spiunazh. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se FBI-ja do të nisë gjithashtu një hetim, ndërsa Huang ka pranuar të dëshmojë përpara Kongresit amerikan.

Skandali ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e kompanive teknologjike amerikane, veçanërisht në një kohë kur konkurrenca mes SHBA-së dhe Kinës për dominimin e inteligjencës artificiale është intensifikuar./dritare.net