Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga Nano te Spiropali. Të gjithë përjashtimet nga PS-ja!

Nga Nano te Spiropali. Të gjithë përjashtimet nga PS-ja!

Largimi i Elisa Spiropalit nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste nuk është as rasti i parë dhe as një precedent i panjohur. Përtej zhurmës së krijuar rreth vendimit, historia e PS-së tregon se përjashtimet, shkarkimet dhe largimet si pasojë e vendimarrjes politike.

Nga Nano te Spiropali. Të gjithë përjashtimet nga PS-ja!

Në 2007 - Përjashtohet nga Partia Socialiste Fatos Nano.

Në korrik 2007, gjashtë deputetë socialistë, Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta, u përjashtuan nga Grupi Parlamentar pasi votuan Bamir Topin për President, në kundërshtim me vendimin politik të PS-së. Paulin Sterkaj u rikthye më vonë në parti.

Nga Nano te Spiropali. Të gjithë përjashtimet nga PS-ja!

Në dhjetor 2011, Kastriot Islami u përjashtua nga Grupi Parlamentar pas mosrespektimit të një vendimi politik. Ishte periudha e përplasjeve me Lëvizjen për Mendim Ndryshe, ku bënin pjesë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello.

Nga Nano te Spiropali. Të gjithë përjashtimet nga PS-ja!

Viti 2016 solli largimin e Ben Blushit që themeloi partinë LIBRA. Blushi kishte deklaruar se ishte përjashtuar nga drejtimi i PS-së në Elbasan.

Po atë vit, Koço Kokëdhima u shkarkua nga funksionet drejtuese dhe u largua nga Asambleja Kombëtare e PS-së.

Nga Nano te Spiropali. Të gjithë përjashtimet nga PS-ja!

Në tetor 2017, Saimir Tahiri u la jashtë Grupit Parlamentar dhe forumeve partiake, në kontekstin e hetimeve penale ndaj tij.

Nga Nano te Spiropali. Të gjithë përjashtimet nga PS-ja!

Në vitin 2018, Gjetan Gjetani u përjashtua nga Grupi Parlamentar socialist pas kritikave publike ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Në vitin 2021, Dritan Leli u përball me përjashtimin nga PS-ja pas përplasjeve politike me drejtimin e saj.

Nga Nano te Spiropali. Të gjithë përjashtimet nga PS-ja!

Dhe sot, në nëntor 2026, radha e këtij debati u ka ardhur Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës./dritare.net