Robert Pattinson, James Bond-i i ri, aktori do të zëvendësojë Daniel Craig!
Dritare.net

Aktori britanik Robert Pattinson është përmendur si pasardhësi i Daniel Craig në rolin e agjentit legjendar 007, James Bond.
Ylli i filmave Twilight dhe The Batman është një nga emrat e njohur të Hollivudit që është përfolur për këtë rol, pas largimit të Craig nga seria me filmin No Time to Die, në vitin 2021.
Emërimi i 40-vjeçarit u konfirmua këtë të hënë, përmes llogarive zyrtare të James Bond në rrjetet sociale, duke i dhënë fund spekulimeve disavjeçare për aktorin që do të merrte rolin e agjentit sekret britanik. Pattinson bëhet aktori i shtatë që interpreton James Bond-in në serinë zyrtare të filmave.
Filmi i ardhshëm, i 26-ti i sagës, do të drejtohet nga Denis Villeneuve, regjisori i Dune, ndërsa skenari do të shkruhet nga Steven Knight, krijuesi i Peaky Blinders. Titulli dhe data e publikimit nuk janë bërë ende të ditura.
Pattinson do të marrë përsipër një nga rolet më ikonike të kinemasë, të interpretuar më parë nga aktorë si Sean Connery, Roger Moore, Pierce Brosnan dhe Daniel Craig./dritare.net