Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK nis hetimet për deputeten Sara Mila, konfirmon kreu i Prokurorisë së Posaçme

SPAK nis hetimet për deputeten Sara Mila, konfirmon kreu i Prokurorisë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur një hetim ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mila. Konfirmimi u bë nga kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë një komunikimi me gazetarët, ndërsa nuk dha detaje mbi çështjen, duke theksuar se hetimet janë ende në vijim.

Konfirmimi vjen pesë ditë pasi deputetja socialiste e qarkut të Elbasanit u paraqit në ambientet e SPAK-ut, më 11 nëntor, ku qëndroi për rreth 40 minuta.

Në dalje të Prokurorisë së Posaçme, Mila deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit që kishte dijeni për çështjen dhe se kishte dhënë dëshminë e saj.

Ndërkohë, kreu i SPAK nuk bëri të ditur se për çfarë dyshohet deputetja apo cilat janë rrethanat e hetimit, duke u mjaftuar me konfirmimin se çështja është nën hetim./L.F-dritare.net