Rama nga Brukseli: Pas “revolucionit flamingo” qëndronte hija e Donald Trump
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Brukseli, ku po zhvillohet Forumi për Zgjerimin, për protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit në Tiranë.
Rama deklaroi se “revolucioni flamingo” tërhoqi vëmendjen e gjithë botës për shkak të asaj që ai e cilësoi si “hija e Donald Trump”. Sipas kryeministrit, pa këtë ndikim, protestat nuk do të kishin marrë të njëjtën vëmendje ndërkombëtare.
Ai i cilësoi protestat si një “revolucion të pritshmërive më të larta”, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë.
“Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajve të fundit, ka qenë publike gjerësisht. Revolucioni flamingo tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, sepse pas ishte hija e Donald Trump. Sepse s’jam shumë i sigurt se nëse nuk do të ishte Trump, do të donte t’ja dinte kush për Flamingot në Shqipëri. Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë. Ajo që Tokvill e quajti ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’. Njerëzit kanë plotësisht të drejtë legjitime për të kërkuar më shumë. Ky është fakti pse jemi kaq të lidhur ngushtë me BE-në, që ka qenë shumë dobiprurës në vetvete. Kjo është qasja ime e parë. Është nder të jemi me Malin e Zi, sepse ata janë më të vegjlit, por edhe objekt i xhelozisë sonë”, tha mes të tjerash Rama.