Kreu i SPAK, Braho: Do të çojmë sot në GJKKO dosjen për Belinda Ballukun!
Monday 16 November 2026, 13:01
Dritare.net

Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të dërgojë sot për gjykim dosjen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë një komunikimi me gazetarët.
Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, bëri të ditur se hetimi lidhet me shkelje të dyshuara në 10 procedura tenderimi. Në dosje janë përfshirë 28 persona të pandehur dhe dy shoqëri.
“Sot do të dërgohet në gjykatë Belinda Balluku. Për shkak të kërkesave për informacion, kemi menduar këtë mënyrë komunikimi”, deklaroi Braho gjatë takimit me gazetarët./dritare.net