Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident tragjik në autostradë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë

Aksident tragjik në autostradë, humb jetën shefi i Krimeve

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku ka humbur jetën Ermal Lulaj, shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. Si pasojë e përplasjes, Lulaj ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./dritare.net