Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë! Letra e nënës së 12-vjeçarit: Dua drejtësi për djalin tim!

Aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy

Nëna e Enea Muçajt, një prej dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të 3 majit në Durrës, ka shkruar një letër publike ku kërkon drejtësi për të birin.

Në letër, ajo kundërshton mundësinë e përfitimit nga amnistia, uljen e dënimit apo lehtësimin e përgjegjësisë për Nikolla Radaçin, drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.

Ajo kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të personit të akuzuar.

"“I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të mos lejojnë që kjo ngjarje të harrohet apo të mbetet pa përgjegjësi. Kërkoj që e vërteta të zbardhet deri në fund dhe që drejtësia të mos ndikohet nga askush. Unë nuk do të ndalem sa të kem frymë. Unë dua drejtësi për djalin tim!"- shkruan ajo në leter