Rama merr çmimin CER Lord Jakobovits: Vlerësim për harmoninë fetare në Shqipëri
Tuesday 17 November 2026, 10:10
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama është nderuar në Bruksel të Belgjikës me Çmimin CER Lord Jakobovits, për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson këtë vlerësim si një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare.

Çmimi CER Lord Jakobovits vlerëson kontributet në nxitjen e tolerancës, mirëkuptimit dhe dialogut mes komuniteteve fetare.
Vlerësimi në Bruksel vjen si një tjetër vëmendje ndërkombëtare ndaj modelit shqiptar të bashkëjetesës fetare./L.F-dritare.net