Pas dënimit të Hashim Thaçit në Hagë, djali i tij Endriti ka një mesazh!
Tuesday 17 November 2026, 13:01
Dritare.net

Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”. Ky është mesazhi i publikuar sot në faqen zyrtare të Hashim Thaçit në Facebook, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, që e dënoi ish-presidentin e Kosovës me një vit e pesë muaj burgim në çështjen për tentim-pengimin e drejtësisë.
Të njëjtën deklaratë e ka shpërndarë në Instagram edhe djali i tij, Endrit Thaçi.
Fjalët e publikuara sot janë pjesë e një deklarate që Thaçi mbajti më 4 prill 2023, para trupit gjykues në Hagë, kur u deklarua i pafajshëm për akuzat ndaj tij.
“Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm, për të gjitha këto akuza”, tha atëherë ish-presidenti i Kosovës.