Pse po vonohen hetimet për 21 Janarin? Kreu i SPAK jep përgjigjen!
Dritare.net

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka shpjeguar arsyet e zvarritjes së hetimeve për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku katër protestues mbetën të vrarë gjatë demonstratës para Kryeministrisë.
Gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të hënë, Braho u pyet për vonesat në hetimin e kësaj çështjeje, duke sqaruar se SPAK është ende në pritje të përgjigjeve për kërkesat për ndihmë juridike të dërguara jashtë vendit.
“SPAK dërgon kërkesat për ndihmë juridike dhe presim”, deklaroi ai.
Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka dërguar një letërporosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ekspertimin e regjistrimeve audio të komunikimeve të Gardës së Republikës gjatë protestës së 21 Janarit.
Edhe më 30 korrik 2026, Braho kishte konfirmuar se SPAK nuk kishte marrë ende përgjigje nga autoritetet amerikane.
“Ne kemi dërguar letërporosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaronte ai në atë kohë./dritare.net